Burime të drejtorisë së Policisë së Lezhës, bënë të ditur se kanë filluar dje procedimin penal në ngarkim 44-vjeçarit S. G., banues në Lezhë.
Të njëjta burime saktësojnë se procedimi ndaj tij filloi, pasi rreth orës 19.30,në Gjadër, Lezhë, pas një konflikti për motive pronësie ka goditur me shqelma dhe grushte xhaxhanë e tij shtetasin Z. G., vjeç 67 dhe bashkëshorten e tij shtetasen P. G.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Dhuna në familje”, neni 130/a/1 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...












