Është arrestuar në Vlorë një 23-vjeçar për vjedhje të një motorri. Luan Hoxha vodhi mbrëmë një motorr tip “Honda” pa targë të shtetasit 46-vjeçar në lagjen “Uji i Ftohtë”. Pasi vodhi motorrin, hoxha është larguar drejt aksit “Uji i ftohtë-Skelë”, dhe policia arriti ta arrestonte autorin pranë QTU në Vlorë, në rrethrrotullimin e Skelës.
Pasi nisi procedimi penal ndaj 23-vjeçarit, u konstatua se ky shtetas ishte dëbuar nga Gjermania më 15 janar të këtij viti për të njëjtën vepër penale, atë të “Vjedhjes”. Luan Hoxhës kishte marrë Ekspuls, ku për 5 vjet nuk lejohet të lëvizë brenda zonës Shengen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












