Analiza e PD-së, pritet të nisë me spastrimin e koordinatorëve që dolën humbës në zonat e tyre. Burime nga PD, bëjnë të ditur se, kryesuesit e fushatave elektorale të Partisë Demokratike në degët lokale, koordinatorët, do të kalojnë në një proces ripërtëritës gjatë muajit shtator. Lëvizjet, që priten të bëhen përmes një udhëzimi të veçantë të kryetarit demokrat, Lulzim Basha, janë pjesë e analizës së PD për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

“Do të ketë lëvizje të koordinatorëve dhe kjo do të jetë në funksion të vazhdimësisë së analizës për zgjedhjet e fundit. Po shikohet si mundësi dhe besoj se do të ketë një formulë konkrete për këtë”, u shprehën burime pranë PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












