Ashtu siç është raportuar herë pas here, në qytete të ndryshme ka pasur radhë të gjata në sportelet e pajisjes me pasaportë biometrike, fluks që tashmë është bërë i përvitshëm për shkak të ardhjes së emigrantëve me pushime që shfrytëzojnë muajt e verës për t’u pajisur me mjete identifikuese. E sidomos këtë vit, radhët janë shtuar akoma dhe më shumë për shkak të problemeve me pasaportat e fëmijëve deri në 16 vjeç, të cilët me ligj parashikohen me afat 5-vjeçr, ndërsa ato janë prodhuar me afat 10-vjeçar.
Por jo pak herë, radhët e gjata kanë degraduar në sherre me qytetarët, të cilët nukna treguar të duruar me pritjet e gjata në sportele.
Në qytetin e Vlorës, disa persona kanë debatuar ashpër, duke përdorur në një moment edhe dhunë fizike me njëri-tjetrin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












