Ekonomia shqiptare po kalon një periudhë të vështirë, dhe akoma më e zymtë do të jetë situata në vitet në vijim. Të dhënat ekonomike për 7-mujorin e parë tregojnë se investimet janë realizuar 20% më pak se plani, dhe kjo tregon se ekonomia shqiptare rrezikon që të bjerë në stanjacion. E ndërsa rritja ekonomike për këtë vit është vënë në pikëpyetje nga institucionet ekonomike ndërkombëtare, shifrat e planit të investimeve, nga 30 miliardë lekë, janë realizuar në 24.5 miliardë lekë, dhe për programin 2016-2018 parashikohen akoma më pak buxhet për zërin e investimeve. Kështu, një tregues i rëndësishëm për reduktimin e investimeve janë dhe shifrat për investimet publike të cilat janë shkurtuar me 9% për 2016 dhe 35% për 2018. Shkurtimet në buxhet pritet të reduktojnë investimet në 60 milionë dollarë në rrugë, ujësjellës, kanalizime etj.
Qeveria e justifikoi mosrealizimn e planit me miratimin e buxhetit me vonesë si dhe procedurave dministrative. Të dhënat e faktuara nga institucionet financiare të huaja dhe shqiptare, dhe nga vetë Ministria e Financave pasqyrojnë politikat e gabuara financiarë të ndërmarra nga qeveria, vendimet e gabuara të së cilës po ndikojnë negativisht ekonominë shqiptare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












