Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, gjykon se në Shqipëri punësimi mbetet një shqetësim serioz. Duke kujtuar premtimin elektoral të socialistëve për 300 mijë vende pune në një mandat, ai nënvizon se tashmë që jemi në gjysmë të mandatit duhej të ishin regjistruar 150 mijë vende të hapura pune. Papunësia është varfëri dhe depresion, gjykon Mediani, sipas gazetës “Panorama”.
I njohur si një nga senatorët e PS-së, ai shton se nga kjo situatë dilet jo me dëngla oratorike, kërcënime policore apo pandjeshmëri sociale. Angazhimi kryesor politik, shpjegon Rexhep Meidani, duhet të jetë përmirësimi në vazhdimësi i sistemit fiskal, ndërsa nuk përjashton edhe një korrigjim tërësor të tij. Duke folur për një dështim për sa i përket këtyre politikave deri më tani, ish-Presidenti bën apel që të largohen personat përgjegjës të kësaj situate. Nga ana tjetër, sipas Meidanit, duhen lehtësuar procedurat dhe detyrimet tatimore, krahasuar me rajonin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











