FOTO/ Orialda: Nga dhuna e prindërve tentova vetëvrasjen. Gjykata: “Arrest me burg” për Orialda Kajtazin, “Detyrim paraqitje” për K. Kajtazin

Shares

Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për motrën e madhe Orialda Kajtazi dhe “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për Klevisa Kajtazin. Sipas gjykatës, ndalimi i dy motrave ishte i ligjshëm.
Mbi Orialda Kajtazin dhe motrën e saj rëndojnë dy akuza, “Vjedhje” dhe “Shkatërrim prone”. Avokati mbrojtës i motrave Kajtazi, i caktuar nga shteti kërkoi gjykim të zbutur ndaj tyre, ndërsa Prokuroria e Durrësit, në dosjen për procedim që dërgoi në Gjykatën e Durrësit, kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Orialda Kajtazin. Ajo e cilëson 18-vjeçaren “person të rrezikshëm”. Ndërsa për 14-vjeçaren Klevisa Kajtazi, prokuroria kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Prokuroria kërkoi që 14-vjeçarja të vazhdonjë shkollën dhe të paraqitet në polici çdo të hënë.
gjyqi kajtaziSeanca gjyqësore u zhvillua në prani të psikologes. Motra e madhe, Orialda u shpreh se prindërit ushtronin dhunë ndaj tyre, prandaj u larguan nga shtëpia. Madje, për shkak të dhunës, ajo kishte tentuar të vetëvritej.
Motrat thanë se prindërve nuk i kishin hedhur ilaç për t’i sëmurur, por vetëm për t’i qetësuar dhe për  të fshehur gjurmët, i vunë zjarrin banesës. Ndërsa, motra e vogël K.Kajtazi, u shpreh e penduar gjatë seancës.
Gjatë seancës gjyësore ishin të pranishëm edhe familjarët. Në momentin kur gjykata po jepte masën e sigurisë, dy motrat Kajtazi nisën të qajnë dhe nuk ia lëshuan dorën njëra-tjetrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...