Ish-kryetari i bashkisë së Pogradecit për tre mandate, Artan Shkëmbi, në analizën e tij për humbjen e kësaj bashkie nga e majta në 21 qershor, bën përgjegjëse kandidaturën dhe organizimin e të majtës.
Sipas tij, e majta kishte një kandidaturë të papërshtatshme dhe se organizimi i fushatës nga koalicioni i majtë ishte i dobët dhe plot eufori për fitoren.
“Analizën besoj se duhet ta bëjnë ata që drejtuan fushatën dhe strukturat përkatëse, por në gjykimin tim ka dy faktorë të rëndësishëm, të cilët lidhen që të dy me euforinë dhe me konsiderimin e fitores si të arritur pa u zhvilluar ende zgjedhjet: kandidaturë e papërshtatshme dhe organizim i dobët i fushatës së koalicionit të majtë”, shprehet për gazetën “Panorama” Shkëmbi.
Sipas tij, çdo arsye tjetër që mund të nxirret për humbjen e bashkisë nga e majta, nuk do të shërbejë për të bërë analizën e vërtetë të këtij rezultati.
“Këtë gjithkush e ka kuptuar në Pogradec dhe shpresoj që të kuptohet edhe nga vetë drejtuesit. Çdo aludim tjetër, në gjykimin tim, fsheh arsyen e vërtetë dhe nuk i shërben një analize të drejtë e realiste”, shprehet Shkëmbi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











