OSHEE i ka bllokuar ARMO-s llogaritë rrjedhëse për mospagimin e faturave të prapambetura të energjisë. Në fillim të muajit gusht, OSHEE, përmes shoqërsë përmbarimore “Kodra Bailiff Service”, ka kërkuar vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi aktivin e debitorit ARMO sh.a, për shkak të mospagesës së11 faturave të energjisë elektrike.
Kjo situatë ka shuar shkëlqimin një mujor të kompanisë së përpunimit të naftës, e cila arriti që të zërë 30% të konsumit të karburanteve në tregun vendas. Ndërsa në fillim të vitit u ulën importet e karburanteve dhe u zëvendësuan me prodhim vendas, ARMO dhe 15 rafineri të tjera filluan përpunimin e naftës që shitej nga Bankers Petroleum dhe Albpetrol. Megjithëse aktorë të tregut të hidrokarbureve argumentuan se përpunimi i naftës në vend nuk është një biznes i mirë, për shkak të cilësisë së keqe të naftës vendase dhe kostos relativisht të lartë të përpunimit të saj.
Vlera e borxhit të kompanisë ARMO është afërisht 71 mijë euro. Me herët, në prill shoqëria përmbarimore ESPA ka kërkuar në QKR bllokimin e kuotave të ARMOS për një borxh 5 milionë eurosh.
Në borxhe janë dhe nënkontraktorët e ARMO-s. Pak javë më parë, për TPD-Trading Petrol & Drilling, që nëpërmjet qirasë shfrytëzon një nga impiantet e përpunimit të naftës së ARMOS, përmbaruesit kërkuan bllokimin e kapitalit të kompanisë deri në ekzekutimin e 89 faturave të papaguara ndaj operatorit “Porto Romano Oil”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












