Policia e Fierit ka arrestuar gruan që rrihte burrin, dhe largohej nga shtëpia. Sipas një njoftimi për shtyp, bëhet me dije se ndalimi i 26-vjeçares Edmonda Trimi, është bërë nga Komisariati i Policisë Lushnje.
Sipas policisë, mësohet se, 26 vjeçarja, banuese në fshatin Stan-Karbunarë, Lushnje ishte shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, pasi më datën 10. 08. 2015 ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë, bashkëshortit të saj, shtetasit, Niko Trimi dhe më pas është larguar nga banesa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Dhuna në familje”.
Disa ditë më parë, burri i saj, Niko Trimi denoncoi në media dhunën e gruas ndaj tij dhe ndaj fëmijëve, por ai i ka bërë apel asaj të kthehet sepse për hir të tre fëmijëve, ai ia falte sjelljet të shoqes.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












