KASTRIOT ISLAMI/ Edi Rama projekt për ta kthyer PS në një Parti Sekt

Shares

PPSH u reformua/modernizua nga reformatorët, në përbërje të të cilëve ishin:
i) profesorët që s’ishin bërë asnjëherë anëtarë të PPSH por filluan të kontribuonin në politikë duke filluar nga 1991 si dhe
ii) të rinjtë që erdhën nga greva e studentëve të dhjetorit 1991.
Rama kur erdhi në 2005 në krye të PSSH i spastroi të gjithë “profesorët e të rinjtë, themelues e reformatorë të PS” duke i zëvendësuar me “oligarkët e individët me rekorde kriminale”.
Grupi tjetër ishin “pragmatistët/oportunistët”, tekniciene, ish anëtarë të PPSH, që ishin afruar në PPSH në periudhën e “perestrojkës dhe gllasnostit” gorbacian; këta gjithnjë do të ishin kundër reformimit të shpejtë të PPSH në fillim të çdo nisme për reformim dhe në fund do të bashkoheshin me fituesit reformatorë. Edhe këta Rama në 2005 e në vijim i “spastroi” përgjithësisht.
Grupi i tretë ishin “trashëgimtarët” e PPSH, ish anëtarë të forumeve të larta drejtuese të PPSH por të papërlyer drejtpërdrejtë në “mëkatet” e PPSH; këta gjithnjë e vazhdimisht ishin kundër reformimit të shpejtë të PPSH sepse reformimin e konsideronin si eliminues për ta.
Rama e ka ruajtur përgjithësisht këtë grupim e madje e ka “pasuruar” me “trashëgimtarët”/pasonjësit e ish anëtarëve të Byrosë Politike apo të Komitetit Qendror të PPSH.
Rama projektin e Sektit të tij “trekëmbësh” e ka mbështetur në tri grupime
1) “trashëgimtarët e pasonjësit/pinjollët” që një pjesë i gjeti dhe i ruajti në 2005 dhe një pjesë tjetër i solli vetë;
2) oligarkët nga biznesi, media e individët me rekorde kriminale, e
3) mjaftistët, g99-shat e ata te nomenklaturës se bashkisë.
Arsyeja e kësaj lidhjeje të qenësishme është e thjeshtë:
Rama vetë është përfaqësues e drejtues i këtyre tri grupimeve si pinjoll, kryeoligarg e kryemjaftist.
Këto tre grupime kanë qenë dhe janë jo vetëm në shërbim të projektit të Ramës për ta kthyer PS në një Parti Sekt, por drejtohen prej tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...