Operacioni i koduar “Xhepisti” i Policisë së Tiranës u finalizua me arrestimin e 3 personave nga Elbasani pasi akuzohen se kanë kryer një seri vjedhjes në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.
Sipas policisë, të rinjtë, Oksi Fidani, Dhurata Kurti dhe Viktor Dedja vinin çdo ditë nga Elbasani dhe qëndronin në radhë në pavionet e ndryshme të QSUT-së dhe vidhnin xhepat e pacientëve që prisnin në radhë për konsultë me mjekun.
Pas denoncimeve që ishin shtuar për vjedhje në QSUT për rreth një muaj, policia filloi hetimet duke mbikëqyrur ambientet e spitalit duke evidentuar tre të rinjtë si autorë të vjedhjeve të kryera për rreth një muaj. Nga të dhënat e policisë, thuhet se vajza hutonte pacientët, ndërsa dy djemët e grupit kryenin vjedhjet.
Tre të arrestuarit nga Elbasani do të vihen përballë akuzës së vjedhjes në bashkëpunim të përsëritur në disa raste.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












