Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili u denoncua për dhunë në familje, por më pas vajzat e kallëzuan edhe për ngacmim seksual. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë pranë ish-Fushës së Aviacionit dhe policia ka vënë në pranga shtetasin Pëllumb Bakaj.
Ishte bashkëshortja e Bakaj që ka denoncuar të shoqin për dhunë, ndërsa policia e arrestoi në flagrancë në gjendje të dehur. Në deponimin e tyre në polici, bashkëshortja A.Bakaj dhe dy vajzat, Xh. Bakaj 18 vjeç dhe M.Bakaj 16 vjeç e denoncuan për dhunë të vazhdueshme fizike ndaj tyre. Por vajzat e denoncuan babain jo vetëm për dhunë fizike, por edhe për ngacmim seksual.
Ato thanë në polici se ato ngacmoheshin nga babai prej 6 muajsh sa herë që ai kthehej i dehur në shtëpi. Zakonisht ai i ngacmonte kur nëna nuk ndodhej në banesë, ndërsa një herë ngacmimi ka ndodhur në prani të saj.
Të pyetur nga policia për vonesën e denoncimit, nëna dhe dy vajzat janë shprehur se kishin ngurruar nga frika.
Vajzat thanë për policinë se ato nuk janë abuzuar seksualisht, përveçse kanë qenë nën presionin e dhunës fizike dhe ngacmimeve seksuale. Ndërsa ndaj të treja, nëna e dy vajzat po i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












