Njëra ndër masat që autoritetet gjermane kishin paralajmëruar për ndëshkimin e refugjatëve ekonomikë nga Ballkani ishte masa e ndalesës së hyrjes së sërishme të tyre në Gjermani pas dëbimit.
Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) tashmë ka filluar edhe zbatimin praktik të kësaj mase: janë dërguar tashmë vendimet e para për ndalimin në fjalë.
Presidenti i BAMF Manfred Schmidt ka thënë të premten në Nürnberg se kjo mundësi ka filluar të shfrytëzohet nga 1 gushti.
“Vendimet ndërkaq janë dërguar prej disa javësh”, ka shtuar ai, cituar nga “albinfo.ch”.
Ato vendime përmbajnë ndalesë hyrjeje dhe qëndrimi për azilkërkuesit përkatës në shtetet anëtare të Shengen-it, që janë shumica e shteteve anëtare të BEsë si dhe Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Një masë e tillë mendohet të parandalojë kërkesat e shumëfishta për azil të personave të njëjtë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












