Shkodër, injorohet urdhri, zyrat e pasaportave mbyllur ditën e shtunë, fluks emigrantësh

Shares

Radhë të gjata janë krijuar në zyrat e shpërndarjes së pasaportave biometrike në qytetin e  Shkodrës, situatë kjo e krijuar për shkak të mbylljes së sporteleve. Pavarësisht urdhërit të Ministrisë së Brendshme për të qëndruar hapur, për shkak të fluksit të emigrantëve, ky urdhër nuk është zbatuar. Ashtu si çdo shtunë, edhe sot sportelet pranë komisariatit të Shkodrës janë të mbyllura, dhe nuk mungojnë emigrantët që kanë shkuar sot pranë sporteleve. Askush nuk jep sqarim se përse ato qëndrojnë të mbyllura.
Qyeteti i Shkodrës ka paur fluksin më të madh të qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta biometrike, e sidmos gjatë dy javëve të para të gushtit, ku funksiononin vetëm dy sportele dhe qytetarë të shumtë mbanin radhë me ditë të tëra, duke duruar edhe temperaturat e larta, situatë kjo shumë e vështirë sidomos për emigrantët e moshuar dhe fëmijët e vegjël. Nuk kanë munguar edhe rastet e përplasjes fizike që ka detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të normalizuar situatën.
Urdhri i Ministrisë së Brendshme për të qëndruar hapur edhe ditën e shtunë, ku priteshin të pajiseshin me mjete identifikimi dhjetëra qytetarë, është injoruar nga punonjësit e zyrave të shpërndarjes së pashaportave.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...