Krimi makabër në Pogradec, burri lidh me litar dhe qëllon gruan dy here me thikë

Shares

 Tragjedi në familjen Çekani në Proptisht  të Pogradecit. Burri 40-vjeçar ka qëlluar bashkëshorten me thikë duke i shkaktuar vdekjen. Sipas policisë, mësohet se autori i krimit, Zamir Çekani e ka lidhur bashkëshorten me litar dhe më pas e ka qëlluar dy herë me thikë me pasojë vdekjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme. U raportua fillimisht për plagosje, ndërsa vdekja e gruas është konfirmuar nga banorët e fshatit dhe policia sapo konfirmoi vdekjen e gruas.
Mësohet se Zamir Çekani ishte një person problematik me probleme me alkoolin, dhe viktima 35-vjeçare ishte gruaja e tij e dytë.
Autori i krimit njihej si person i dhunshëm jo vetëm ndaj gruas, por edhe ndaj prindërve të tij.
Policia është vënë në kërkim të tij, pasi Z. Çekani është arratisur menjëherë pasi ka kryer vrasjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...