Itali , plagoset me armë shqiptari që merrej me shfrytëzim prostitucioni

Shares

 Mediat italiane kanë raportuar plagosjen e një shqiptari me precedent për shfrytëzim prostitucioni. Ngjarja ndodhi në  zonën Giussano, 25 km në veri të Milanos. 29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u qëllua me armë nga persona që ishin në një makinë të errët me tre persona brenda. Në momentin e plagosjes, ai ka qenë i shoqëruar nga një burrë dhe një grua shqiptare, të cilët e kanë çuar menjëherë në spitalin e Bassinit.
Policia filloi hetimin për të zbardhur ngjarjen e plagosjes së të riut me precedentë penalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...