Prezantuesi televiziv Arbër Kadia ka qenë në pavijonin e Shqipërisë në panairin gjigant Expo Milano 2015 dhe duket se ai ka mbetur vërtet i tronditur.
“Pasi u “tmerrova” nga ushqimi falas dhe super cilësor i shumë vendeve të botës thashë ta bëj një xhiro te Pavijoni i Turizmit të Shqipërisë! Nuk kisha më hapësirë ne tel për të shpjeguar mrekullinë që kishte bërë lideri ynë suprem dhe “kalamaqet” e tij coollllerrrra… Enjoy ose llahtarisu sipas dëshirës…”, – shkruante Kadia.
Ndërkohë ai ka realizuar një reportazh me video, e cila është përcjellë edhe nga Agon Channel, që e raporton rastin duke thënë ndër të tjera se, “246 mijë e 500 euro ka shpenzuar qeveria Shqiptare për të marrë pjesë në panairin më të rëndësishëm të turizmit,Expo Milano 2015. Me anë të një postimi në Facebook, Arbër Kadia ish drejtor i trashëgimisë kulturore tregon sesi është përfaqësuar Shqipëria në këtë panair për të promovuar vlerat e turizmit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/