Tremujori i dytë, rriten çmimet e banesave ulet qiratë e tyre

Tremujori i dytë, rriten çmimet e banesave ulet qiratë e tyre

93
0
Shares

Indeksi i çmimit të banesave u rrit 2.3 % në tremujorin e dytë në krahasim me një vit më parë, ndërsa indeksi i qirasë ra me 0.4 %, në terma realë.
Sipas matjeve të Bankës së Shqipërisë, pavarësisht luhatjeve afatshkurtra, indekset e çmimeve dhe të qirasë në tregun e banesave qëndrojnë nën mesataren e pesë viteve të fundit.
Raporti i çmimit ndaj qirasë u rrit me 0.3 pikë, në krahasim me tremujorin e parë dhe reflektoi rritjen e çmimit të banesave në tremujorin e dytë. Prirja e këtij treguesi gjatë pesë viteve të fundit ka qenë lehtësisht rënëse, e ndikuar nga rënia më e theksuar e çmimeve në krahasim me qiranë e banesa.
Banka shpjegon se, dinamika tremujore e indeksit të çmimeve në tremujorin e dytë ka reflektuar rritjen e besimit konsumator dhe lehtësimin e standardeve për kredinë hipotekare.
Gjithashtu, bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues, bankat raportuan se kërkesa e individëve për kredinë për blerje banesash është rritur në tremujorin e dytë. Nga ana e ofertës, rritja e lejeve të ndërtimit gjatë vitit të kaluar sinjalizon për shtim të investimeve në banesa të reja.
Sektori i ndërtimit ngadalësoi ritmet e rritjes vjetore në tremujorin e parë të vitit. Vlera e shtuar nga aktiviteti ndërtues u rrit me 2.8 %, pas zgjerimit me 4.8 % dhe me 8.7 % në tremujorët e tretë dhe të katërt të vitit 2014.
Dinamika pozitive në sektorin e ndërtimit shpjegohet kryesisht me realizimin e ndërtimeve të linjave të ujësjellësit, atyre elektrike dhe të telekomunikacionit dhe të ndërtimeve në sektorin e industrisë.
Gjithashtu, situata më e përmirësuar e likuiditetit dhe vazhdimi i projekteve të investimeve publike vlerësohen të kenë dhënë ndikim pozitiv në sektorin e ndërtimit. Rritja e kapaciteteve shfrytëzuese dhe vijueshmëria e investimeve publike në infrastrukturë sinjalizojnë për ecuri të përmirësuar në këtë sektor në tremujorin e dytë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY