Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Kavajës ditën e sotme pasi akuzohen për pengmarrjen e një 15-vjeçari. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë pas një pune intensive hetimore me metoda proaktive, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tre shtetasve, të dyshuar për rrëmbim dhe pengmarrje të 15-vjeçari A. H.
Në pranga u vunë, Stefan Bërdufi, 33 vjeç, banues në Tiranë; E. B, 16 vjeç, dhe V. L., 15 vjeç, të dy banues në Kavajë; pasi dyshohet se kanë kanosur përmes celularit, me qëllim për të përfituar një sasi parash, në mënyrë të përsëritur, shtetasin e mitur më iniciale A. H., duke arritur t’i marrin një sasi prej 60 mijë lekësh.
Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për konsumim të veprave penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/