Gazet “Dita” nuk është tërhequr nga denoncimi i pushimeve të shtrenjta të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në Korfuz.
“Ministri i Rendit ka qëndruar në sektorin e vilave në Corfu Imperial, një nga hotelet më të shtrenjtë në Korfuz dhe në gjithë bregdetin grek”, ka shkruar sot kjo gazetë.
Duke marrë me rezervë dhe duke ironizuar për faktin se “në vend të reagimit zyrtar një suplement rozë botoi disa foto nga një hotel në Sarandë. Botimi i këtyre fotove ku shfaqet një person me mjekër i ‘kapur pa mendje’ është e qartë që dëshiron t’i përcjellë publikut idenë që ministri nuk ka qenë në Korfuz”, gazeta shtron disa pyetje publike.
“Përgjigjen e duam zyrtarisht dhe drejtpërdrejt, jo me goditje nga këndi:
– Keni qenë z. ministër në vilë në Korfuz?
– Sa kushton ajo vilë?
– E keni paguar ju apo miku juaj që ju shoqëronte?
– A i keni premtuar atij postin e drejtorit të ri të përgjithshëm të tatimeve?”, shkruan gazeta sot, duke zbuluar edhe një “pazar” të mundshëm, për postin e drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve.
Gazeta premton se “pas përgjigjeve publike ndaj këtyre pyetjeve, do të publikojë se ku e ka mbështetur raportimin për qëndrimin e Saimir Tahirit, me pushime në Korfuz.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/