Komisariati Dixhital është një nismë që ka marrë vlerësime, por së fundmi edhe kritika.
“Meqë jemi tek Komisariati Dixhital, unë bëra një denoncim ku makina të Ministrisë së Transporteve, parkojnë jashtë rregullores duke bllokuar edhe korsinë e biçikletave, pikërisht në derën e kësaj ministrie dhe përgjigjja erdhi për 30 sek: ‘Nuk u konstatua shkelje’. U çudita sa shpejt erdhi përgjigjja. Se aty s’erdhi asnjë për ta verifikuar pasi unë vazhdoja të isha aty dhe kur më erdhi mesazhi. Ndërkohë që unë ju kisha nisur dhe foton për ta faktuar”, thuhet në një denoncim në portalin Nisma #Thurje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/