Policia e Shijakut ka finalizuar operacionin “Banesa 009” duke arrestuar në flagrancë dy vëllezër të mitur, të cilët në bashkëpunim vidhnin bizhuteri dhe sende me vlerë në banesa. Të miturit janë E.Ç dhe L.Ç, respektivisht 13 dhe 14 vjeç banues në Sukth. Sipas policisë, janë dokumentuar të paktën gjashtë banesa të vjedhura nga dy vëllezërit në periudha të ndryshme. Dy të miturit lëviznin me biçikleta dhe trokisnin në shtëpi. Kur kuptonin se në shtëpi nuk kishte banorë, hynin dhe vidhnin sende me vlerë.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 40 mijë lekë, bizhuteri floriri, ora, unaza dhe telefona.
Vjedhjet e dy vëllezërve:
Më datë 12.08.2015 kanë vjedhur banesat e shtetasve:
•M.Ç. 62 vjeçe,banuese në Sallmone;
•E. Ç. 32 vjeç,banues në Sallmone.
1.Më datë 04.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit V.N. banues në Katund i Ri,Durrës.
2. Më datë 04.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh.Sh. banues në Qerret,Durrës.
3. Më datë 10.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit N. Ll. banues në Qerret,Durrës.
4. Më datë 11.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit H.S. banues në Sall
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












