Një burrë i martuar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi dyshohet të ketë përdhunuar fqinjën e tij.
45-vjeçari Ndriçim Ballunga, i martuar dhe me fëmijë, është arrestuar pas denoncimit të bërë nga vajza e përdhënuar, 24-vjeçarja E.M.
Viktima është paraqitur në polici në një gjendje shoku dhe ka denoncuar Ballungën se kishte hyrë me forcë në shtëpi, duke përfituar në një moment që ajo ndodhej vetëm në shtëpi për ta përdhunuar. Sipas kallëzimit të bërë në polici, 24-vjeçarja ka thënë se fqinji i saj prej kohësh e ngacmonte dhe i kërkonte që të lidheshin, por ajo gjithmonë e kishte refuzuar. I ndjerë i refuzuar, ai humbi toruan duke hyrë në shtëpi dhe më pas përdhunuar fqinjën.
Pasi ekspertiza mjeko-ligjore faktoi akuzën për abuzim ndaj E.M, erdhi dhe arrestimi i 45-vjeçarit, Ndriçim Ballunga për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/