Deputetja e PS-së Vasilika Hysi ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit juridik të këshillit bashkiak të Tiranës. Duke shfrytëzuar këtë “liri” të njohur edhe nga rregullorja e këtij këshilli, ajo ka shfrytëzuar rastin për të tejkaluar thjesht dhe vetëm prezencën, me kërcënim dhe llogari kërkimi ndaj këshilltarëve.
Denoncimi është bërë sot në mbledhjen e këshillit bashkiak nga këshilltarët e opozitës.
Duke ia njohur të drejtën e pjesëmarrjes në mbledhjen e komisioneve, këshilltarët e opozitës denoncuan sjelljen abuzive të saj.
Nga ana e këshilltarëve të mazhorancës, kjo prezencë, pa përmendur sjelljen e deputetes socialiste, është justifikuar me “transparencën” e mbledhjeve të komisioneve, të njohura edhe nga rregullorja e këshillit bashkiak.
Sipas këshilltarëve socialistë, prezenca dhe shqetësimi i Vasilika Hysit, ishte konkret për zonën e saj dhe sipas tyre, i justifikuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












