Nën presion e krizës së konsumit, fitimet e qendrave tregtare në Tiranë kanë rënë dukshëm, duke i vënë disa prej tyre para falimentit të pashmangshëm. Pas nxjerrjes në shitje nga kreditorët të “City Park”, qendra tjetër tregtare, “Casa Italia” tashmë ka hequr dorë nga logoja duke u cilësuar Mega Outlet.
Si njoftohet nga ekstrakti në QKR, aksioneri i mazhorancës “Erjol” shpk ka përvetësuar të gjitha aksionet e “Casa Italia” statusi, i së cilës është çregjistrim pa likuidim.

Qendra Tregtare e nisi aktivitetin në vitin 2006 me seli në kthesën e Kamzës Autostrada Tiranë – Durrës, km 0 (Komuna Kashar) me objekt në aktivitet në fushën e tregtisë me pakicë, të bareve, restoranteve e hotelerisë duke përfshire këtu të gjitha ambientet argëtuese në funksion të tyre si disko, klube nate, e lojëra të ndryshme argëtuese, administrim,menaxhim dhe shërbime të ngjashme për ndërtesa sociale, të biznesit.

Të ardhurat nga vit në vit nisën të bien teksa, detyrimet e qendrës u rritën. Sipas të dhënave nga bilanci që kompania ka dorëzuar në QKR të ardhurat e kompanisë në vitin 2011 u ulën 39 për qind në krahasim me vitin 2010. Ndërsa detyrimet arritën në 49 milionë lekë, 90 për qind e të cilit ishte ndaj bankave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












