Gruaja e Ardian Fullanit, vendim në gjyq kundër Kryeministrit Edi Rama

Shares

Gjyqi i humbur i Kryeministrit në Gjykatën e Lartë që lidhej me një akuzë ndaj Edi Ramës për përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike mban ndër të tjerë edhe firmën e Arjana Fullanit, gruas së Ardian Fullanit, ish-guvernator i bankës së Shqipërisë.
21Vetëm pak muaj pas arrestimit të tij, e shoqja ka mundësinë që të shijojë kënaqësinë e ngritjes së një akuze ndaj njeriut që frymëzoi Prokurorinë në arrestimin e të shoqit pikërisht atëherë kur ai ishte më i fortë se kurrë në krye të bankës qendrore të Shqipërisë.
Gjykata e Lartë vendosi rifillimin e hetimeve ndaj kryeministrit lidhur me një akuzë të ngritur nga një qytetar për kërcënime nëpërmjet telefonit nga ana e Edi Ramës.
23Arjana Fullani nuk ka qenë relatore e çështjes por megjithatë pozicioni i saj si anëtare e kolegjit penal të kësaj gjykate e ka përforcuar edhe më shumë ngritjen e akuzës.
Akuza ndaj kryeministrit nuk e çon atë në burg pasi punë telefonatash është dhe në fund të hetimeve gjyqi mund të fitohet prej tij siç ka ndodhur edhe në raste të tjera por nuk do të jetë aspak e hijshme që një kryeministër të hetohet për kërcënime nëpërmjet telefonit ndaj qytetarëve të vendit të tij.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Gjykata_e_Larte_urdheron_hetimin_e_Edi_Rames_nen_akuzen_Perdorimi_me_keqdashje_i_thirrjeve_telefonike_5901_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...