DAR Tirana ka pezulluar procesin për përzgjedhjen e tekstit të anglishtes së klasës së gjashtë. Mësuesit që japin lëndën e aglishtes kanë pasur mundësinë të zgjedhin librin e duhur për të dhënë mësim, por ata kanë preferuar t’ia hedhin më lehtë duke përzgjedhur librin më të thjeshtë dhe përsëritës. Mësuesit në një masë të madhe përzgjodhën anglishten që ripërsëriste njohuritë e marrë më përpara dhe që nuk rriste nivelin dijeve të tyre.
Shkollave u janë dërguar tre libra konkuruese, dhe konkretisht libri që është pezulluar për klasën e gjashtë është libri “Spark 1″ me autorë Virginia Evans dhe Jenny Dooley që është aprovuar për klasat e gjashta në të gjithë vendin ishte i njëjtë me tekstin “Acces 1″ që nxënësit kanë mësuar një vit më parë në klasën e pestë. Dy librat kanë të njëjtët autorë dhe janë të së njëjtës shtëpi botuese, por kanë të njëjtin nivel.
Bazuar në këtë situatë, DAR Tirana pezulloi konkurimin për librine Anglishtes së klasës së gjashtë dhe ka njoftuar drejtoritë përkatëse të qytetit me anë të një e-maili për këtë vendim, deri në një urdhër të dytë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












