Monopolizohet trafikimi i bimëve narkotike, katërfishohet çmimi i hashashit

Shares

Rriten çmimet edhe në tregun e narkotrafikut. Një specialist i sektorit të Antidrogës në polici i shpjegoi “Gazetës Shqiptare” se si kanë ndryshuar çmimet e shitjes së hashashit në tregun me pakicë, por edhe në atë me shumicë.
Sipas specialistit, një vit më parë një qese me hashash kushtonte rreth 500 lekë të reja, kurse këtë vit e njëjta sasi kushton sa trefishi i çmimit të vitit të shkuar, dhe konkretisht një qese me hashash sot e gjen për afro 1500 lekë të reja. Por, ndryshime ka pësuar edhe tregu i shitjes së lëndës narkotike me shumicë, ku droga sigurohet në Shqipëri dhe shitet jashtë. Specialisti i policisë shpjegon se, nëse një vit më parë një kilogram kanabis sativa shkonte 300 ose 400 euro, këtë vit çmimi është rritur pothuajse 6­fish. Kështu, sipas ekspertit të sektorit të Antidrogës, pas operacionit të Lazaratit, një kilogram hashash shkon 1800 – 2400 euro.
Një rritje e tillë e çmimit, shpjegohet  me monopolizimin e kontrollit të mbjelljes, dhe trafikimit të bimëve narkotike. Dy ditë më parë, Drejtori i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Policinë e Shtetit, Skënder Kalemi, pohoi se, “po të bëjmë një krahasim me vitin 2014 në evidencë del që sivjet ka një sasi gati dyfishin e mbjelljes së kësaj bime”.
Në bazë të rregullave të ekonomisë së tregut, zakonisht kur rritet oferta, bie çmimi i “mallit”. Në këtë rast, të “tregtimit” të bimëve narkotike, ligji i ekonomisë së tregut ka edhe përjashtime për derisa kjo tregti, tashmë është në duart e monopolit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...