Elbasan, paguajnë 3-fish për pasaportat por rregullat nuk zbatohen

Shares

Edhe pse paguajnë trefishin e parave për t’u pajisur me një pasaportë biometrike në një afat më të shkurtër, sërish ky është një rregull që në sportelet e Elbasanit nuk zbatohet.
Veçanërisht emigranëtët janë ata që e vuajnë më shumë këtë problem të cilët duhet të presin me ditë të tëra për të marrë një pasaportë, ndërsa koha për t’u kthyer në vendin fqinj nuk pret. Ata duhet të presin pafund, ndërsa ato që e vuajnë më shumë janë nënat me fëmijë të vegjël apo të moshuara që presin me orë të gjata në diell qoftë për të marrë edhe për një përgjigje, ndërsa pasaporta mund të vonohet me javë të tëra.
Shumë prej emigrantëve kanë zgjedhur të paguajnë shumën prej 180 mijë lekësh për ta marrë pasaportën brenda tri ditëve, por kjo nuk ndodh. Kjo është një situatë e rëduar e cila ndodh kryesisht gjatë muajve të verës kur kthehen emigranëtët. Por këta të fundit kërkojnë që të ketë një shërbim më të rregullt dhe një shtim të sporteleve për të marrë në kohë mjetet e tyre identifikuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...