Janë arrestuar 4 persona në Elbasan pasi iu gjetën 50 kg marijuanë në makinë. Në kuadër të operacionit “Xhyra 2”, Policia e Elbasanit, arrestoi në flagrancë 24-vjeçarin Ergest Çuni nga Berati,, 29-vjeçarin Klodian Çuka nga Librazhdi, 33-vjeçarin Adriatik Qoshku nga Tirana dhe 38-vjeçarin Shkëlqim Çepi nga Librazhdi.
Të arrestuarit u ndaluan në rrugën e fshatit Babjes të Librazhdit. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti dhe sekuestroi në makinën Mitsubishi me targë AA 849 KI, e cila po shkonte në drejtim të Tiranës, 50 kg lëndë narkotike marijuanë, një pistoletë, 1000 euro dhe 20 000 lekë, të cilat kanë shërbyer për blerjen e lëndës narkotike. Po ashtu, u sekuestruan një arme Pistoletë MINI BLOW, një peshore elektronike, si dhe sende te ndryshme që u kanë sherbyer të ndaluarve për kultivimin e bimëve narkotike, 8 aparate celulare të markave të ndryshme dhe 50 karta telefonike të kompanive të ndryshme.
Sipas policisë, lënda narkotike ishte blerë nga Adriatik Qoshku dhe Ergest Çuni tek shtetasit Klodian Çuka dhe Shkëlqim Çepi. Këta të fundit e kishin kultivuar dhe përgatitur me qëllimin tregtimin e saj në Tiranë.
Ndaj të arrestuarve ka nisur procedimi pëe veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e minicionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Në kuadrë të operacionit “Xhyra 2”, Policia e Librazhdit asgjësoi 2 parcela me 222 bimë narkotike në malin e fshatit Xhyrë Librazhdit të quajtur “Shpella e Pisjasit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/