Banorët e Novoselës në protestë, dëmshpërblimet e përmbytjeve selektive

Shares

Banorët e Novoselës në Vlorë, një prej zonave më të prekura nga përmbytjet e shkurtit që kaluam, janë hedhur në protestë pasi sipas tyre dëmshpërblimet nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë.
Sipas tyre, fondet e dëmshpërblimit janë shpërndarë në mënyrë selektive dhe kërkojnë drejtësi. Ata fajësojnë drejtuesit e mëparshëm të komunës për korrupsion, ndërsa kërkojnë zgjidhjen e problemit.
Banorët e Novoselës bllokuan për disa orë rrugën kombëtare, ndërsa disa prej tyre u ndalën edhe para komunës. Banorët shprehen se edhe pse u janë drejtuar institucioneve përkatëse, poblemi  tyre nuk ka marër zgjidhje. Ata thonë se nga skema e dëmshpërbimeve janë përjashtuar edhe invalidët, që në fakt ata janë përcaktuar si kategori parësore.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...