Tiranë, shpërthen bombola e gazit në lokal, të paktën tre të plagosur përfundojnë në spital

Shares

Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal, duke shkaktuar të paktën tre të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 të pasdites së sotme në një lokal te zona “Don Bosko” në Tiranë.
Pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, policia si edhe autoambulancat.
Nga ana e zjarrfikëseve janë vënë nën kontroll flakët e zjarrit, ndërsa të paktën tre të plagosur janë dërguar për ndihmë në spitalin Qendror të Traumave.
Të dhënat paraprake flasin për më shumë të plagosur, ndërsa policia po heton për rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...