SHPËRTHIMI TE “DON BOSKO”/ Arrin në 7 numri i të plagosurve, 2 në gjendje të rëndë

Shares

Ndërsa minutat kalojnë, mësohet se shpërthimi i ndodhur pasditen e sotme, nga një bombol gazi, ka qenë shumë i rëndë. Kjo duket jo vetëm nga dëmet materiale, por edhe nga të plagosurit.
Deri tani, sipas edhe burimeve zyrtare te policies locale, mësohet se janë të paktën 7 persona të plagosur, 2 prej të cilëve më rëndë, i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin qendror të traumave në Tiranë. Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga shpërthimi, vala goditëse ka shkaktuar në bilanc të rëndë edhe për sa i përket dëmeve materiale në lokalin ku ndodhu shpërthim, i cili pothuajse është shkatërruar plotësisht, ndërsa dëme kanë pësuar edhe lokalet për rreth.
Ende nuk ka informacion për shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit të bombolës së gazit në lokalin te zona “Don Bosko”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...