Në këto ditë të nxehta të verës, dy janë ndër çështjet më të ndjeshme…: fluksi shqetësues i rritjes së azilkëkruesve shqiptarë në vendet e BE-së, si edhe; debatet për rritjen e tatimit mbi të ardhurat, përfshi këtu edhe tatimin e pagave.
Për këto çështje, përballë denoncimeve dhe raportimeve të mediave, qeveria është me pushime. Më saktë, me pushime janë edhe ministrat përgjegjës, Saimir Tahiri dhe Shkëlqim Cani… Për pasojë, niveli i përfshirjes së qeverisë në (mos)zgjidhjen e këtyre çështjeve, bie në nivelin zëvendësministrave.
Dy zëvendësministra, ajo e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea dhe ai i Finanacave Erjon Luçi, ishin të vetmit nga qeveria “në punë” sot… Punë i thënçin…, në qoftë se mund të quhet e tillë, dalja dhe bërja e ndonjë deklarate para mediave…, sa për të zënë me punë mediat…, si për ditë të diel…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












