Një situatë e rënduar trafiku është krijuar në Fushë-Krujë dhe Durrës.
Në aksin e Fushë-Krujës është bllokuar trafiku për shkak të një stuhie që përfshiu zonën pasdite e për pasojë janë rrëzuar tabela dhe pemë në rrugë. Burime nga vendngjarja thonë se trafiku është krijuar pranë Urës së tapizës, ku radha e makinave shkon në 3 km.
Edhe në Durrës paraqitet një situatë e rënduar trafiku, konkretisht në aksin Shkozet-Shijak, ku radha e automjeteve ka shkuar në 1 km. në të dyja akset e bllokuara nga trafiku, shoferët e makinave ankohen pasi nuk ka punonjës të policisë rrugore për të normalizuar trafikun dhe për të pastruar rrugën nga pemët dhe tabelat e rrëzuara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











