Prej disa ditësh janë krijuar radhë të gjata para Bashkisë Shkodër për të aplikuar për karta dhe pasaporta biometrike. Që në orët e para të mëngjesit krijohet një varg i gjatë i automjeteve dhe emigrantëve që presin me orë të tëra për të zënë radhën për të aplikuar.


“Kam 3-4 orë këtu”…”Vij nga Italia dhe kam 3 orë që pres. Jemi në 2015 dhe vijojmë të kemi këto probleme” , shprehen qytetarët.
Nën diellin përvëlues për disa orë si edhe duhet të kryejnë procedurat vetëm në një sportel, janë situata që shpesh i kanë çuar qyetetarët në konflikt me njëri-tjetrin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












