Një fëmijë 2-vjeç nga Durrësi rezulton i zhdukur prej rreth orës 17:00. Fëmija ndodhej në plazh me familjarët e tij, dhe këta të fundit pasi kanë parë që djali i tyre Hermes Dorzi nuk ishte, kanë lajmëruar menjëherë policinë. Si policia dhe familjarët janë vënë në kërkim të fëmijës, por Policia e Durrësit bën me dije se djali është parë për herë të fundit te plazhi në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Dyshohet se 2-vjeçari mund të ketë hyrë për t’u larë dhe është mbytur ose është larguar nga vendi ku po qëndronte me familjarët duke ngatërruar rrugën.
Ndërkohë vazhdojnë ende kërkimet, të ndara në dy grupe, në det dhe përgjatë bregdetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












