Të dhënat që publikohen çdo vit, tregojnë se shoqëria shqiptare është e dhunshme në gjirin e familjes. Shifra alarmante janë bërë publike për dhunën në familje. Statistikat flasin për mbi 128 raste të dhunës të denoncuara në tre muaj. Shumë prej rasteve janë denoncuar dy herë. Shifra alarmante jepen edhe nga Gjykata, ku në muajt maj, qershor dhe korrik kanë dalë 159 urdhëra mbrojtje nga ky institucion.
Nga rastet e denoncuara, policia jep të dhëna se janë arrestuar 51 bashkëshortë, të denoncuar për dhunë sistematike.
Nga Policia e Tiranës raportohet se janë trefishuar numri i grave që u drejtohen autoriteteve të policisë për të denoncuar dhunën në familje. Statistikat flasin se shifrat më alarmante janë shënuar në vitin 2013, ndërsa gjykatat lëshuan mbi 500 urdhra mbrojtje për rreth 700 denoncime në polici.
Dhuna në familje ka pasur dhe raste me pasojë vdekjen. Viti 2014 u mbyll me një bilanc dramatik me 11 viktima.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












