Bizneset: Ulni taksat, rritja krijoi informalitet

Shares

Biznesi vendas ka reaguar ndaj  vendimit të qeverisë për të rritur taksat ndaj biznesit. Sipas tyre, qeveria duhet të rishikojë vendimin për të rritur taksat pasi të dhënat e fundit kanë treguar se rritja e tyre ka çuar në një rritje të informalitetit.
Lidhur me këtë çështje ka folur administratori i Konfindustria, Gjergj Buxhukui cili thotë rritja e taksave jo vetëm që nuk ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, por edhe ka rënduar biznesin dhe ka rritur evazionin. Gjithashtu, Buxhuku thotë se ulja e të ardhurave nga TVSH-ja dhe akciza janë tregues se politikat që ka ndërmarrë qeveria nuk kanë funksionuar.
Buxhuku shprehet:
“Ne duhet të analizojmë politikat në këndvështrimin që diskutuam,pra të kalojmë nga politika fiskale e shtrënguar, në një politikë fiskale me taksa më të ulëta, por me një zbatim rigoroz të ligjit pastaj. Nëse ti zbaton politika fiskale të lehtësuara, natyrisht është edhe më e lehtë pastaj të kërkosh zbatimin e ligjit”.
Aktualisht Ministria e Financave po përgatit paketën fiskale të vitit të ardhshëm, ndërkohë që kërkesat kryesore të bizneseve lidhen me uljen e taksave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...