Qeveria e Mbretërisë Arabe i ka dhuruar Shqipërisë 180 tonë ndihma humanitare për njerëzit në nevojë, por edhe për banorët që pësuan dëme nga përmbytjet e dimrit që lamë pas. Paraditen e sotme ka mbërritur avioni i parë me ndihma në aeroportin e Rinasit, ndërsa në ditët në vazhdim do të vijnë edhe tre avionë të tjerë.

Ambasadori i Mbretërisë Sauditë në Tiranë, Talat Salem Raduan, i cili ishte i pranishëm në aeroportin e Rinasit në momentin e mbërritjes së avionit u shpreh: ”
Nuk është më e fshehtë për askënd se mbretëria e Arabisë Saudite është një shtet lider në nivel botëror, përsa i përket shpërndarjes se ndihmave ekonomike. Siç dihet qeveria saudite nisur nga përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, si dhe duke u solidarizuar me popullin shqiptar e ka mbështetur Shqipërinë që në fillimet e viteve ‘90 duke kontribuar në zbatimin e shumë projekteve zhvillimore dhe duke financuar projekte infrastrukturore të ndërtimit të rrugëve”.
I pranishëm në aeroport ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, që shpjegoi mënyrën e shpërndarjes së këtyre ndihmave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












