Zjarr në një pallat tek Unaza e Re, digjet kabina elektrike dhe ashensori

Shares
Foto Ilustruese

Në një pallat në afërsi të fabrikës së bojërave Astir, në zonën e Unazës së Re, ka rënë zjarr. Raportohet se nga zjarri është djegur pothuajse e gjithë kabina elektrike si edhe kabina e ashensorit. Burime nga vendngjarja raportojnë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse të cilat kanë normalizuar situatën, si edhe policia e cila po heton shkaqet e rënies së zjarrit.
Burime nga vengjarja thonë se nuk ka pasur të lënduar, edhe pse banorët kanë qenë në gjendje paniku për shkak të pamundësisë për të dalë menjëherë nga pallati, pasi ashensori ishte i përfshirë nga flakët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...