Komani jashtë funksionit, nga diga e tij derdhen kot çdo ditë 700 mijë euro ujë

Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar sot faktin, sipas tij, që “Shqipëria në errësirë, qeveria në jahte!  Komani jashtë funksioni, nga diga e tij derdhen kot çdo ditë 700 mijë euro ujë”.
Sipas Berishës, një mesazh i mbërritur nga një punonjës, fakton këtë denoncim.
sali berisha, ne zyre ne kembe veshtron“Të dashur miq, në një mesazh nga Komani një punonjës me njofton me SMS:
‘zoti Berisha prej një jave hidrocentrali i Komanit është jashtë funksioni, nuk punon. Dy turbina janë në remont, kurse dy të tjera prej kohësh janë jashtë funksioni dhe nuk është marrë njeri me to, derdhet ujë pa pushim, 700 mije euro ujë ka derdhje çdo ditë. Servisi i dy turbinave ishte planifikuar të mbaronte me 20 korrik por kështu siç punohet nuk mbaron as më 20 gusht’. Ky është aksioni i qeverisë së piktorit dështak për kushtet e mira të turizmit në vend!”, ironizon Berisha në mbyllje të këtij mesazhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...