Pak kush e di, se Roza Haxhiu, legjenda e futbollit shqiptar, ka pasur emrin Abdurrahman.
Vëllai i tij e sqaron edhe “pagëzimin” e Abduharrmanit në Roza.
“Pas një sëmundje të rëndë që ka kaluar në fëmijëri, ai është dërguar në spitalin e Lushnjes. Doktor Çabej i cili kujdesej për atë, pa se ai ishte një fëmijë shumë i bukur dhe i shëndetshëm. Në formën e një supersticioni doktor Çabej propozoi që atij t’i ndryshohej emri. Ai ishte i pari që e quajti Roza, për të simbolizuar më shumë një lule të bukur, siç është trëndafili. Që nga ai moment, emri i tij do të ishte Roza dhe nuk u ndryshua më kurrë”, tregon vëllai i Roza (Abdurrahman) Haxhiut.




Në vitin 1992, me vendim të Këshillit Bashkiak të Lushnjës, stadiumit të futbollit të këtij qyteti, iu vu emri i “Roza Haxhiut”, në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












