Dy vëllezërit në dasmën e mbesës, kushëriri ju vjedh shtëpitë

Shares

Vidhen banesat e dy vëllezërve në Farkë, ndërsa policia kap kushëririn e tyre. Dy ditë më parë, forcat e policisë të Komisariatit numër 1 kanë marrë njoftimin se shtëpitë e dy vëllezërve Domi në Farkën e Vogël ishin grabitur, ndërsa ata vetë nuk ishin në shtëpi. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, policia nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, derisa ra në gjurmët e kushëririt të vëllezërve Domi. Konkretisht, ditën e djeshme policia ka ndaluar Rr. Domin, banues në Farkë, lindur në Dibër, i cili dyshohet si personi që ka ndihmuar për realizimin e grabitjes, ndërsa policia ka shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Burime policore bëjnë me dije se mbrëmjen e së premtes, gjatë natës, janë vjedhur banesat e vëllezërve D. Domi dhe I. Domi, të cilëve u kanë marrë afro 1 milion lekë, si dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish floriri. Të njëjtat burime shtojnë se natën e ngjarjes, në të dyja banesat e vëllezërve nuk ka pasur njeri, pasi kanë qenë në dasmën e mbesës së tyre. Për këtë arsye, dyshohet se autorët, të cilët kanë pasur dijeni për këtë informacion, kanë hyrë fillimisht në banesën e D. Domit, 60 vjeç, ku kanë marrë 300 mijë lekë dhe të gjitha bizhuteritë e floririt që kanë gjetur në banesë. Në të njëjtën kohë është vjedhur edhe banesa e 56-vjeçarit I. Domi, të cilit i kanë marrë shumën prej 700 mijë lekësh dhe bizhuteritë e floririt që kanë pasur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...