Policia ka arrestuar një 25-vjeçar nga Vlora pasi aksidentoi dy të rinj. Ngjarja ndodhi në aksin Borsh-Vlorë, ku Isuf Abazaj, banus në fshatin Gjormë tëVlorës aksidentoi me automjetin e tij tip “Golf” dy të rinj me iniciale E.R, 30 vjeç dhe J.S, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Dy të rinjtë po udhëtonin me motoçikletën tip “Aprila” që drejtohej nga shtetasi E.R ku janë përplasur nga makina e Abazaj. Të askidentuarit dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndaj Isuf Abazaj ka nisur procedimi për vepërën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












