E gjithë familja e përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike dhe shitjen e droges. Prindërit prangosen nga policia ndërsa 4 djemtë janë shpallur në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike dhe mbajtje të armëve te ftohta.
Policia ka arrestuar në Paskuqan në Tiranë Selim dhe Nafije Llani, si dhe dy të afërmve të tyre Klevin dhe Sadik Llani, ndërsa në kërkim janë katër djemtë e çiftit të arrestuar, Ethem, Dashamir, Fatjon dhe Ilir Llani.
Policia e Tiranës deklaron se në banesën e Ethem Llanit, të shpallur në kërkim, u gjet 1 kg e rreth 200 gramë heroinë si dhe rreth 913 gramë kanabis sativa, fara të kanabisit si dhe 38 copë fishekë, një ganatë së bashku me ndezësin, telefona celularë si dhe një sasi e vogël eurosh dhe lekësh.
Ndërsa në banesën e Sadik Llanit, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë dhe një sasi të vogël kanabisi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












