Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim me akuzën e vrasjes, dosjen hetimore ndaj Altin Sulkut, i akuzuar për vrasjen e vjehrrit të tij Lutfi Xhaferri dhe plagosjen e vjehrrës, Naime Xhaferri.

Naime Xhaferri është dëshmitarja kyçe në këtë proces. Në dëshminë e dhënë në prokurori, ajo ka deklaruar se më 17 maj, Sulku u ka dalë përpara dy bashkëshortëve, duke i akuzuar se kanë qëlluar me armë te shtëpia e tij një natë më herët.

Ndërkohë, nën hetim është edhe babai i Altinit, Skënder Sulku. Ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












