Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Për pasojë një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa ka gjetur vdekjen një person dhe janë plagosur dy të tjerë, që udhëtonin me të njëjtin mjet.
Mësohet se automjeti tip “Renault” me targa AA 634 HD, i cili udhëtonte në drejtim të Tiranës, ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur 25 vjeçari Alfred Muçodemi. Ndërsa mësohet se janë dëmtuar lehtë, edhe dy udhëtarët e tjerë, të cilët së bashku me viktimën, udhëtonin drejt Tiranës.
Nga të dhënat e deritanishme ende nuk mësohet për të rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












