Ndeshja mes Kukësit dhe Legias së Varshavës, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Europa League, e cila po zhvillohej në “Qemal Stafa” të Tiranës, është ndërprerë vetëm pak minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë e saj, në kohën kur rezultati i takimit ishte 1-2 për polakët, për shkak se disa tifozë të ekipit verilindor kanë goditur me sende të forta një lojtar të ekipit kundërshtar.
Incidenti ka ndodhur pas shënimit të golit të avantazhit për Legian, e cila kishte shënuar gjatë pjesës së parë golin e parë të ndeshjes, por me të nisur e dyta Kukësi kishte barazuar shifrat, por jo për shumë kohë. Dy minuta më pas, Rzezniczak kaloi sërish në delirë polakët, ndërkohë që Moreira Santos kishte barazuar golin e shënuar nga hungarezi Nikoliç në 45 minutat e para.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












